Peugeot kombinon veturën e të ardhmes me të kaluarën

Teknologji

Peugeot kombinon veturën e të ardhmes me të kaluarën

Më: 16 prill 2015 Në ora: 15:11

Derisa veturat hibride konsiderohen e ardhmja, e veturat me derivate tjera “e shkuara”, francezët kanë bërë kombinimin e të dyjave.

Në panairin e veturave “Shanghai 2015”, Peugeot ka prezantuar tipin 308 R, e që është kombinim elektrik me petrol, i cili ka 492 kuaj fuqi.

Nga kompania thonë se ky tip i Peugeot 308 R Sport, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin në vetëm 4 sekonda, e të katër rrotët i ka aktive.

Specifikat:

Motori me petrol– 1.6 litërsh turbo 266bhp
Motori elektrik – 2x 85 kW/113bhp
Fuqia totale – 492bhp
Bateritë- 3kWh lithium
Shpejtësia nga 0 në 100 - 4.0 sekonda
Shpejtësia maksimale – 260 kilometra në orë
Shpejtësia e mbushjes së baterive - 45 minuta

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat