Microsoft Lumia 540 me ekran 5 inç

Teknologji

Microsoft Lumia 540 me ekran 5 inç

Më: 16 prill 2015 Në ora: 08:15

Microsoft Lumia 540 është telefoni më i ri me dy karta. Telefoni është i pajisur me Ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë IPS LCD dhe densitet 294 pikselë për inç.

Lumia 540 operon me sistemin WindoWs Phone 8.1 me përditësimin Lumia Denim, derisa windoWs 10 të jetë gati. Telefoni përmban gjithashtu kamerë të pasme 8 megapikselë me blic LED dhe kamerë frontale 5 megapikselë për të pasionuarit pas selfie-ve.

Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 200 me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 1GB RAM dhe bateri me kapacitet 2200 mAh.

Pritet që telefoni të jetë në treg kundrejt çmimit prej 150 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat