Zyrtare: Huawei prezanton Ascend P8

Teknologji

Zyrtare: Huawei prezanton Ascend P8

Më: 16 prill 2015 Në ora: 08:06

Huawei e ka zyrtarizuar modelin e saj më të ri të telefonit - Ascend P8 në një ngjarje në Londër, siç edhe kishte paralajmëruar më herët.

Ascend P8 synon ta vazhdojë aty ku e ka lënë Ascend P7, duke ofruar karakteristika premium në trupin e hollë, të metaltë dhe me stil.

Karakteristikat kryesore të Ascend P8 përfshijnë ekranin 5.2 inç në Full HD me 1080p (424 ppi), hollësinë e telefonit prej6.4 mm, procesorin 64-bit 8-core Kirin 930 (4 x 2.0GHz Cortex-A53, 4 x 1.5GHz Cortex-A53), 3GB RAM, 16GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet deri në 128GB, kamerën e pasme me 13MP, dual-LED, Optical Image Stabilisation.

Funksionet e kamerës përfshijnë tiparet si: Time Lapse, Light Painting, Director Mode, Beauty Level, ndërsa kamera e përparme është me 8MP, baterinë me 2680 mAh, Bluetooth 4.1, NFC, Wi-Fi n/ac, rrjetin LTE Cat 6 (300Mbps download, 100Mbps upload), Android 5.0 Lollipop, Huawei EMUI v3.1.

Ascend P8 do të dal në shitje edhe në Evropë për një kosto që sillet rreth 500 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat