Nokia blen rivalin Alcatel-Lucent

Teknologji

Nokia blen rivalin Alcatel-Lucent

Më: 16 prill 2015 Në ora: 00:54

Nokia ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për blerjen e rivalit të saj francez Alcatel-Lucent për 15.6 miliardë euro.

Pas kësaj marrëveshjeje, aksionerët e Alcatel-Lucent do të kenë 33.5% të aksioneve të firmës së re, ndërsa aksionerët e Nokia do të kenë 66.5%.

Kjo shkrirje do të bëjë që vlera e kompanisë së re të shkojë mbi 40 miliardë euro.

“Mendoj se është marrëveshja e duhur, në kohën e duhur dhe me logjikën e duhur”, tha Rajeev Suri, shefi ekzekutiv i Nokia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat