Sony së shpejti me shumë risi

Teknologji

Sony së shpejti me shumë risi

Më: 16 prill 2015 Në ora: 00:40

Kompania Sony ende nuk ka prezantuar zyrtarisht smartfonin Xperia Z4, ndërsa tashmë spekulohet rreth modelit Sony Xperia Z5 dhe versionet e saj - Z5 Ultra dhe Z5 Compact.

Uebfaqja “Android Origin” informon se kompania Sony është duke punuar në këta smartfonë, të cilët ka gjasa të lansohen nga fundi i vitit. Kjo në mënyrë shumë të qartë bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme, ku thuhej se Sony është duke ndryshuar politikën dhe se planifikon që të prezantojë vetëm një model të avancuar në vit.

Raporti gjithashtu thekson se modelet e reja të Xperia Z5 kanë një dizajn krejtësisht të ri. Deri tani, seria e smartfonëve Sony Xperia Z kanë një dizajn pak a shumë të ngjashëm, por pa ndryshime drastike, siç mund t’i shohim tek prodhuesit e tjerë, të tilla si Samsung, LG.

Gjithashtu theksohet se mund të shohim disa shtesa të reja në pjesën harduerike, siç është sensori për gjurmë gishtash, transmeton Koha.net. Kur është fjala për ekran, Xperia Z5 mund të ketë ekran QHD, përmendet edhe 4GB RAM memorie, sensorë të rinj për kamerë...

Në të vërtetë, këto informata duhet të merren me rezervë, derisa të dalë diçka më konkrete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat