Debuton zyrtarisht Jaguar XF i ri

Teknologji

Debuton zyrtarisht Jaguar XF i ri

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:07

Një muaj pasi shpalosi modelin e ri përmes fotografive, Jaguari ka prezantuar gjeneratën e dytë të veturës XF në New York duke njoftuar se kjo supermakinë do të dalë në shitje gjatë dimrit.

Vetura e re është për 7 milimetra më e shkurtër se modeli i kaluar dhe është më shumë se 75 për qind e përbërë nga alumini. Ajo po ashtu është më e lehtë për 190 kilogramë.

Modeli krejtësisht i ri vjen me mundësinë e zgjedhjes për motorë duke ofruar disa lloje. Modeli i parë është 2.0 litër turbodizel nga familja Ingenium që ofron 163 kuajfuqi dhe modeli tjetër që ofron 180 kuajfuqi.

Po ashtu është modeli 3.0 litër V6 twin-turbodizel me 300 kuajfuqi, si dhe modeli XF S që vjen me 380 kuajfuqi e me motor 3.0 litër V6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat