Microsoft prezantoi tabletin e ri Surface 3

Teknologji

Microsoft prezantoi tabletin e ri Surface 3

Më: 1 prill 2015 Në ora: 16:25

Microsoft duket se ka gati serinë e tabletëve Surface, i quajtur Surface 3. Surface 3 është një tablet i cili do të ketë softuerin e plotë të Windows-it.

Tableti vjen me procesorin Intel Atom x7 me katër bërthama, ekran 10.8 inç dhe bateri që do të zgjasë për 10 orë përdorim. Ai do të furnizohet me energji nëpërmjet portës micro USB, dhe do të ketë të njëjtën proporcion të pamjes 3:2 si tek Surface Pro 3, që u realizua vitin e kaluar.

Pritet që Surface 3 të ketë të instaluar sistemin Windows 10 dhe prezantimi i tij mund të bëhet në fund të vitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat