Facebook përgjon përdoruesit, shkel ligjet europiane

Teknologji

Facebook përgjon përdoruesit, shkel ligjet europiane

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:10

Rrjeti social Facebook është i aftë të gjurmojë çdo shfletues të atyre përdoruesve që vizitojnë të paktën një herë faqen e këtij rrjeti social edhe nëse ai nuk zotëron një llogari në Facebook. Ky deklarim duke u bazuar në një studim të gjerë dhe intensiv që ka zbuluar agjensia e sigurisë belge për mbrojtjen e të dhënave. Studimi u bë i mundur në sajë të hulumtuesve të Qendrës Disiplinore të Ligjit dhe TIK, departamentit të Sigurisë Kompjuterike dhe Industrisë së Kriptografisë. E gjitha kjo filloi pas një akuze që iu bë Facebook për thyerjen e ligjeve europiane.

Këta hulumtues pretendojnë se Facebook gjurmon kompjuterat e përdoruesve të këtij rrjeti social pa pëlqimin e tyre dhe nëse ata janë të kycyr në Facebook apo jo. Mendohet se qëllimi i këtij përgjimi është krijimi i një sistemi të saktë shënjestrimi të reklamave online. Përgjimi fokusohet më së shumti në klikimet e butonit ‘Like’ i cili është i vendosur në më shumë se 13 milion faqe të tjera online ku përfshihen faqet zyrtare të qeverise dhe institucioneve të shëndetit.

Përtej kësaj Facebook vendos disa përmbajtje përgjuese në kompjuterin e përdoruesve nëse ata vizitojnë një faqe nëpërmjet domeinit facebook.com ku bëjnë pjesë dhe uebfaqe që nuk kërkojnë një regjistrim me llogarinë e Facebook. Në momentin që një përdorues viziton një faqe të palës së tretë e cila mbart një shtojcë të rrjetit social, veprimet e përdoruesit gjurmohen dhe i dërgohen të dhëna rrjetit social Facebook.

Këto praktika të Facebook nuk kanë baza ligjore. Ligji europian e thotë qartë që para vendosjes së të tilla përmbajtjeve duhet të kërkohet pëlqimi i përdoruesve.

Për ata përdorues që janë të shqetësuar nga kjo gjë, shumë shfletues të palës së tretë ofrojnë shtojca që bllokojnë gjurmimin, disa prej të cilave janë Privacy Badger, Ghostery dhe Disconnect. Ekspertët deklarojnë se është detyra ligjore e Facebook për të hartuar shërbimet dhe komponentët e saj në mënyrë që ato të jenë më miqësore me përdoruesit dhe mos të cënojnë privatësinë e tyre. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat