Xiaomi prezanton 4K TV me 55” për 800 dollarë

Teknologji

Xiaomi prezanton 4K TV me 55” për 800 dollarë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 08:43

Xiaomi së fundmi pati njoftuar se kompania edhe zyrtarisht e ka lansuar modelin e ri të televizorit të saj 40 inçësh, Xiaomi Mi TV2, ndërsa tani në publik e ka shfaqur pasaardhësin e tij me ekranin 55 inç.

Modeli i ri i televizorit me 55 inç - Xiaomi Mi TV2 vjen me panelin e Samsung RGB LCD dhe procesorin quad core 1.4GHz.
Karakteristikat tjera të Mi TV2 përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 8GB memorie, ndërsa televizori vjen edhe me Mali-760 MP4 GPU dhe rezolucion 4K.

Xiaomi Mi TV2 sjell edhe dëgjueset 8 soundbar dhe subwoofer, ndërsa për të gjitha këto karakteristika kompania kineze e ka vënë çmimin prej 805 dollarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat