Njihuni me specifikat e iPhone 6C

Teknologji

Njihuni me specifikat e iPhone 6C

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:58

Apple po punon për krijimin e iPhone 6C, i cili do të jetë pasardhësi i iPhone 5C, dhe do të prezantohet së bashku me iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus në sezonin e vjeshtës.

iPhone 6C do të ketë ekran me prekje 4 inç, ashtu si iPhone 5C, por me çipin A8 të Apple-it. Ndërsa iPhone 6S do të ketë çipin A9. iPhone 6C do të jetë një version më i lirë, ashtu siç ishte iPhone 5C.

iPhone 6C do të ketë sensorin Touch ID të gjurmëve të gishtave si dhe teknologjinë e pagesave NFC, gjithashtu iPhone 6C mund të ketë gjithashtu blic të dyfishtë LED si dhe dy altoparlantë në pjesën e poshtme. Pritet që ai të dal në treg në fund të vitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat