7 ndryshime të mëdha në rrjetin social “Facebook”

Teknologji

7 ndryshime të mëdha në rrjetin social “Facebook”

Më: 31 mars 2015 Në ora: 14:10

Kreu i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg dhe drejtues të tjerë të lartë kanë prezantuar konceptet e ndryshimeve dhe shtojcave në këtë rrjet social. Ndryshimet janë nga më të ndryshmet, edhe kwto veprime do tw ndihen nisur vençanwrisht te videot, blerjet online përmes “Facebbok”-ut, përgjigjet e mesazheve, jo vetëm nga mesanxheri, por edhe nëpërmjet aplikacioneve të tjera. Ndërsa nëse videot mundet që t’u bashkëngjiten edhe faqeve të tjera, komentet që një person do të bëjë nga profili i tij, në çfarëdolloj faqeje tjetër online që do të jetë, do të shfaqet automatikisht në profilin e vet, pa lënë mënjanë edhe risit që do të shtohen përsa i përket përdorimit të programeve të tjera, nëpërmjet faqes së “Facebook”-ut.

Videot 360 gradë

Shumë shpejt, “Facebook” do të arrijë të ngarkojë dhe postojë videot 360 gradë, të ngjashme me ato që shohim në “Google Map”. Këto video të lejojnë që të ndryshosh perspektivën dhe këndvështrimin ndërkohë që sheh videon.

“Blerje” online përmes “Facebook”-ut

Mesenxheri i “Facebook”-ut, shumë shpejt do të mund të integrohet me faqet online, që tregtojnë produkte të ndryshme. Kështu, përdoruesit e “Facebook”-ut, mund të zgjedhin që ta lidhin llogarinë e tyre në rrjetin social me faqet ku bëjnë blerjet online. Dhe të gjitha detajet mbi blerjet, mund të vijnë në postën elektronike të “Facebook”-ut. Në këtë mënyrë shmanget procedura e gjatë me regjistrim e-mail-esh.

Përgjigje mesazheve përmes aplikacioneve të tjera

Shumë shpejt, përdoruesit do të mund të përdorin aplikacione të tjera për të dërguar apo marrë mesazhe përmes “Facebook”-ut. Kështu, ata përdorues që përdorin shpesh fotot e lëvizshme GIF, nuk do të jenë më të detyruar që të hapin dy apo tre aplikacione për të krijuar dhe më pas dërguar një GIF. Tashmë mund ta bëjnë direkt me një aplikacion të vetëm. Mesexheri i “Facebook”-ut do t’i lejojë përdoruesit që të shkarkojnë aplikacione të treta direkt nga ai, pa qenë nevoja për të hapur faqe të tjera.

Videot tuaja mund të bashkëngjiten në faqe të tjera

Videot që përdoruesit mund t’i postojnë në profilet e tyre, mund të merren dhe të bashkëngjiten lehtësisht nëpër faqe të tjera online. Më parë, kur postoje një video në “Facebook”, e vetmja gjë që mund të bëje për ta shpërndarë ishte opsioni “Share”, që mbetej gjithsesi vetëm brenda “Facebook”-ut. Ndërsa tani, mund të merret kodi “embed” dhe të postohet në rrjete apo medie online. Kjo është një mënyrë për ta bërë më tërheqëse shpërndarjen dhe ngarkimin e videove në “Facebook”. Shumë përdorues kanë qenë të detyruar t’i ngarkojnë videot e tyre në “YouTube”, në vend të “Facebook” për shkak të mungesës së këtij opsioni.

Komentet në faqet e tjera do të dalin edhe në “Facebook”

Tani, nëse një përdorues zgjedh të komentojë në një artikull të publikuar online, në çdo faqe që mund të jetë ai, ky veprim, automatikisht do të vendoset edhe në historikun e profilit të tij në “Facebook”. Ky ndryshim është bërë më shumë për mediet, në mënyrë që të mbledhin dhe strukturojnë më qartë audiencën dhe shijet e lexuesve për artikujt e tyre. Deri tani, mediet që i janë bashkuar kësaj nisme janë “BuzzFeed”, “EliteDaily”, “Huffington Post” dhe “Fox Sports”.

Përdorim i aparaturave përmes “Facebook”-ut

“Facebook”-u është i interesuar për të gjetur mënyra dhe programe, në mënyrë që të lidhet llogaria e përdoruesit me pajisje apo aparatura të ndryshme. Edhe pse nuk ka shumë detaje për këtë, thuhet se “Facebook”, në të ardhmen do të ketë aplikacione që mund ta kthejnë llogarinë personale të dikujt në një telekomandë “magjike”. Kështu, përdoruesit do të kenë mundësi që të hapin derën e garazhit përmes “Facebook”-ut, apo të kontrollojnë kanalet televizive në televizorin e tyre, sistemet e alarmit dhe shumë të tjera.

Më shumë të dhëna nga aplikacionet

Programuesit e “Facebook”-ut janë duke punuar për të ngritur sisteme dhe programe analitike të të dhënave. Kështu, çdo veprimtari e përdoruesve do të lërë “gjurmë” në bazën e të dhënave të programuesve të “Facebook”-ut. Kjo bëhet për arsye sigurie, po aq sa edhe për analizën e të dhënave, që do ta ndihmojë rrjetin të përmirësohet më shumë në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat