Përplase 2-3 herë përtokë Galaxy S6 edge-n dhe për çudi... (Video)

Teknologji

Përplase 2-3 herë përtokë Galaxy S6 edge-n dhe për çudi... (Video)

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:44

​Samsung krenohet me xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 4 që ka përdorur tek Galaxy S6 edge, dhe ka një arsye të mirë për këtë.
Si ana e pasme e telefonit, ashtu edhe ekrani 5.1 inç Super AMOLED, i lakuar në të dy anët, mbrohen nga xhami më i fundit i kompanisë Corning.

Videoja e mëposhtme, e shfaqur në YouTube, demonstron fortësinë e këtyre paneleve të përdorura tek Galaxy S6 edge, pas testimit të rënies në një mënyrë brutale.

Në video, gruaja tregon fillimisht se si ekrani punon normalisht, pastaj e hedh telefonin tri herë në dysheme. Rezultati ishte i pabesueshëm, pasi telefoni nuk pësoi asnjë dëmtim, por funksionoi shumë normalisht. Njerëzit që janë të interesuar të blenë një telefon të tillë inteligjent, mund t’ju interesojë shumë ky fakt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat