OnePlus Two, njëri prej telefonave kryesor të 2015

Teknologji

OnePlus Two, njëri prej telefonave kryesor të 2015

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:35

Tashmë dihet se OnePlus janë duke e përgatitur pasaardhësin e telefonit të saj të famshëm, të cilin do ta quajnë OnePlus Two.

Kompania kineze ende nuk i ka zbuluar detajet e modelit OnePlus Two, edhe pse drejtori ekzekutiv i OnePlus, Carl Pei ka folur së fundmi për këtë pajisje në Reddit AMAA.

Kur u pyet për mendimin e tij për Samsung Galaxy S6 dhe HTC One M9, Carl Pei u përgjigj duke thënë se ai mendonte se në treg do të jenë 4 telefona të mençur me ndikim në 2015.

Katër telefonat e mençur që ai i ka listuar ishin Samsung Galaxy S6, HTC One M9, iPhone 6s dhe OnePlus 2.

Duke marrë parasysh specifikat e HTC One M9, Galaxy S6dhe specifikat që thuhet se do të vijnë në iPhone 6s, OnePlus Two besohet se do të vijë me disa specifika mbresëlënëse për të konkurruar me këto modele të famshme të telefonave në treg.

OnePlus janë duke u përgatitur për ta lansuar sistemin e saj operativ mobil të quajtur Oxygen OS. OnePlus One erdhi me CyanogenMod dhe Oyxgen OS pritet të jetë sistemi operativ kryesor për OnePlus Two.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat