Ora inteligjente nga Emvio dizenjuar për të luftuar stresin

Teknologji

Ora inteligjente nga Emvio dizenjuar për të luftuar stresin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:13

Ditë pas dite shohim aftësi të reja të orëve inteligjente. Enter Emvio, ka prezantuar një orë inteligjente me vetëm një qëllim kryesor; manaxhimin e stresit. Në të nuk ka aplikacione ose mesazhe lajmëruese,por ajo vetëm monitoron rrahjet tuaja të zemrës dhe mund t’ju “bezdisë” vetëm në rastet kur niveli juaj i stresit fillon të rritet. Gjithashtu me anën e një aplikacioni ju mund të zgjidhni ato gjëra të rutinës suaj të përditëshme të cilat rrisin nivelin tuaj të stresit me qëllim që të jetë më e thjeshtë planifikimi nga ana juaj e manaxhimit në të ardhmen.

Por a do të mundet një orë e tillë, e fokusuar vetëm në një gjë të përparojë në këtë konkurencë gjithnjë e në rritje? Krijuesit e saj mendojnë se kjo gjë do të ndodhë dhe po shpresojnë që shumë përdorues të shfaqin interes për të.

Ju mund të mendoni se të gjithë ne e dallojmë vetë se kur jemi të stresuar, dhe në fakt deri diku keni të drejtë. Por kjo orë do t’ju rendisë në një shkallë nga 1-10 nivelin e masës së stresit që jeni duke kaluar, ndoshta stres në momentin që jeni në trafik, kur merrni një lajm të keq apo kur reagoni ndaj situatave të ndryshme. Anthony Moskalenko nga Emvio shprehet se ora “ do të ndihmojë përdoruesit të zhvillojnë aftësitë dhe zakonet e vetë kontrollit të stresit dhe të kultivojnë më tepër mënyrën psikologjike të përballimit të tij… ngjarjet stresuese nuk largohen kurrë, edhe pse mënyrat e përballimit me të do të zhvillohen.”

Pavarësisht faktit që kjo orë është e fokusuar në matjen e stresit ajo ka edhe disa karakteritika të tjera si përshembull mund të lexojë pulsin e zemrës , apo mund edhe të shërbejë si një gjurmues aktiviteti ditor, si aparaturë fitnesi. Duket se kjo pajisje do të vijë në dy masa, të njohura si “Romeo” dhe “Juliet”, si dhe të mundësohet karikimi me wireless. Kjo orë do të kushtojë 206 dollarë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat