HTC One E9+ quhet tableti më i fundit i kompanisë tajvaneze

Teknologji

HTC One E9+ quhet tableti më i fundit i kompanisë tajvaneze

Më: 30 mars 2015 Në ora: 00:50

Ditën e sotme HTC ka zbuluar qetësisht, ndoshta edhe të paqëllimshme, phabletin e saj të radhës i cili në uebsajtin e saj në Kinë. Ai quhet One E9+ dhe pika më e fortë e kësaj pajisje gjysmë metalike dhe gjysmë plastike është ndoshta ekrani 5.5 inç Quad HD (534 piksel për inç), i cili është ekrani më i mprehtë përdorur ndonjëherë në një telefon të kompanisë HTC. Spekulimet lidhur me këtë pajisje na ofrojnë informacion për një rezolucion 1080p, një RAM 2GB si dhe një kamera parësore prej 13 megapiksel.

Gjithashtu nëse edhe spekulimet e tjera janë të sakta në këtë uebsajt, mund të presim një çip 64-bit, octa-core 2GHz MT6795M nga MediaTek, memorie të brendshme prej 16GB, vend për një microSD prej më shumë se 128GB, porta të dyfishta për vendosjen e kartës Nano SIM, bateri 2800 mAh, një kamera dytësore për selfie UltraPixel. Trupi i kësaj pajisjeje është vetëm 7.49 mm. Deri në këtë moment ky është i gjithë informacioni që kemi për këtë phablet, dhe jo një datë lançimi e as çmim, gjithsesi PC World Albanian do të vazhdojë t’ju ofrojë informacione të mëtejshme sapo ato të bëhen publike. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat