Facebook kalon edhe Kinën

Teknologji

Facebook kalon edhe Kinën

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:01

Facebook ka tashmë zyrtarisht 1.35 miliardë përdorues të tij duke barazuar popullsinë më të madhe në botë, atë kineze.

Edhe Kina ka njëlloj banorë sa përdorues ka FB.

Por kujtojmë që FB nuk lejohet në Kinë dhe nëse do të bëhej kjo gjë atëherë FB do të kishte “popullsinë” më të madhe në botë.

Zuckerberg ka nisur të mësojë gjuhën kineze thonë mediat amerikane dhe ka kryer disa takime me zyrtarë të lartë në Kinë.

Aludohet se ai po kryen tratativa për të futur FB edhe në Kinë duke shtrirë edhe më tej perandorinë e tij.

Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë FB bëhet zyrtarisht “popullsia” më e madhe në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat