Intel dhe Toshiba po zhvillojnë karta SSD me kapacitet prej 10TB

Teknologji

Intel dhe Toshiba po zhvillojnë karta SSD me kapacitet prej 10TB

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:13

Kartat SSD dhe pajisjet e tjera të përdorshme për rezervim memorieje pritet të pësojnë rënie në kosto duke ofruar njëkohësisht hapësira më të mëdha me kalimin e kohës. Të paktën një lajmërim të tillë kaq fantastik e ofrojnë gjigandët Intel dhe Toshiba. Të dyja këto kompani lajmëruan çipet e reja të memories “3D NAND” të cilat mund të ofrojë një sasi më të madhe të dhënash, ndryshe nga çipet të cilat janë duke u përdorur momentalisht në kohët e sotme. Toshiba shprehet se ka krijuar çipin e parë në botë me 48 shtresa NAND i cili ka një shpejtësi dhe besueshmëri shumë të lartë. Kompania japoneze momentalisht po jep disa prototipë prodhuesve inxhinierikë, por produktet të cilat do të përdorin këto çipe mendohet se duhet të presin edhe një vit ose pak më tepër që të lançohen.

Në të njëjtën kohë, Intel dhe partneri Micron thane se po ndërtojnë çipet NAND me 32 shtresa të cilat do të vijnë gjithashtu në SSD brenda këtij viti. Ata madje janë duke provuar kapacitet më të lartë NAND sesa Toshiba, me çipe 32 GB të disponueshme në kohët e tanishme dhe me një version prej 48GB i cili pritet të vijë së shpejti.

Të gjithë këto informacione për Toshiba dhe Intel/Micron na bëjnë të mendojmë se kompanitë e ndryshme të kësaj industrie po krijojnë një konkurencë shumë të madhe ndaj Samsung, kompani kjo e cila ka qenë duke përdorur teknologjinë 3D NAND për një kohë më të gjatë. Rezultati nuk do të jetë asgjë tjetër përveçse në favor të klientëve: kapacitet më i lartë e karta SSD më të lira. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat