Youtube po eksperimenton me video në cilësinë Ultra HD

Teknologji

Youtube po eksperimenton me video në cilësinë Ultra HD

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:11

Vetëm pak muaj më parë, Youtube rriti cilësinë e videove duke lejuar edhe ato që kishin një frekuencë prej 60 imazhesh në sekond. Tani po e çojnë këtë gjë në një nivel pothuaj absurd: video me 60 imazhe në sekond në formatin 4K.

Për momentin akoma është në fazë eksperimentale dhe e limituar vetëm për disa klipe. Një pjesë e madhe e videove në platformën Youtube janë shumë larg rezolucioni 4K, dhe kamerat e afta të realizojnë video 4K me 60 imazhe në sekond kanë një kosto të çmendur dhe gjenden shumë larg standartit.

Nëse doni të shikoni klipet 4K, me patjetër do të keni nevojë për një ekran i aftë të pasqyrojë video me rezolucion 3840×2160 dhe nëse konfigurimi i kompjuterit tuaj është i dobët, këto klipe eksperimentale do të shfaqen në mos më keq. Padyshim që në një kompjuter Mac me ekran Retina do të duken mahnitëse.

Ja ku keni një shembull të një klipi 4K/60fps në Youtube. Mos harroni të përzgjidhni këtë rezolucion nga menuja e videos. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat