Google është duke ndërtuar jastëkë ajri për pjesën e jashtme të makinave

Teknologji

Google është duke ndërtuar jastëkë ajri për pjesën e jashtme të makinave

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:42

Ndërkohë që pjesa më e madhe e kompanive teknologjike janë duke punuar mbi krijimin e makinave autonome, nuk do të kalojë një kohë e gjatë përpara se këto automjete të bëhen pjesë e rrugëve të qyteteve tona. Pavarësisht aftësive të larta që ofrojnë këto automjete, ka akoma një pyetje; ‘Si do të mbrojnë këmbësorët kompanitë e prodhimit nëqoftëse makina e tyre inteligjente vendos të ecë me maksimumin e shpejtësisë?’ Google me sa duket e ka gjetur përgjigjen e kësaj pyetje.

Sipas një raporti të publikuar nga Quartz, gjigandi i teknologjisë kohët e fundit është pajisur me një patent që konsiston në ndërtimin e jastëkëvë të ajrit të jashtëm, të njohur ndryshe si airbag, të cilët do të hapen automatikisht gjatë një aksidenti. Sipas patentës ky lloj i veçantë airbegu do të jetë i përshtatshëm për tu vendosur si në makinat inteligjente autonome dhe në ato manuale. Jastëkët prej ajri do të jenë të ndërtuar nga një material special vizko-elastik i cili zbut sipërfaqen e përplasjes gjatë një aksidenti. Kjo ka si qëllim mbrojtjen e këmbësorëve gjatë aksidenteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat