BitDefender dhe Kaspersky kryesojnë listën e antivirusëve më të mirë për Windows

Teknologji

BitDefender dhe Kaspersky kryesojnë listën e antivirusëve më të mirë për Windows

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:38

Sipas testimeve më të fundit nga AV Test për muajin Shkurt, u bënë publike renditjet e antivirusëve më të mirë bazuar në performancën e tyre, sigurinë dhe kostos që ofrojnë. Rezultati i këtij testimi me siguri nuk do t’ju habisë. Emrat e mëdhenj të sigurisë u renditën në fillim të listës ndërsa si zakonisht Microsoft zuri vendet e fundit të saj. Mesazhi është tepër i qartë; nëqoftëse jeni duke përdorur antivirusin e Microsoft për të mbrojtur kompjuterin tuaj atëherë e keni të kotë, kompjuteri juaj është plotësisht i pasigurt. Provoni të blini një antivirus të ri, realisht asnjë antivirus nuk është perfekt por zgjidhni atë që ju jep përqindje më të lartë sigurie.

Ky testim nga AV Test nuk mati vetëm efektivitetin e antivirusëve në mbrotjen e kompjuterit nga maluerët e të gjitha llojeve dhe sa të përdorshëm ata janë. Në disa kategori antivirusi i Microsoft arriti të merrte pikët e mundshme por të njëjtin vlerësim morrën dhe 11 antivirusë të tjerë. Aktualisht shumica e antivirussëve të dorës së dytë ofrojnë mbrojtjen bazë të kompjuterit. Avira për shembull, është një antivirus i cili mund të blihet për 49$ në vit. Në radhë të parë Avira ofron reduktimin e shanseve për të shkarkuar një përmbajtje që përfshin maluer dhe ofron dhe një firewall. Por ajo ç’ka është e rëndësishme është se Avira së bashku me Panda ofrojnë dhe versione falas antivirusi që sigurisht ofrojnë më pak mbrojtje por janë të dobishëm.

Dhe për tu kthyer sërisht tek Microsoft, disa aplikues testesh si AV Test, e përdorin atë si një bazë për krahasimin e viruseve. System Center i Microsoft arriti të identifikonte vetëm 76% të maluerëve që AV Test infektoi në të. Kjo është një përqindje shumë e vogël në krahasim me 95% të maluerëve që arritën të identifikonin rivalët e saj si Bitfender dhe Kaspersky që duket qartë pse u renditën në krye të listës. Nëse përdorni një antivirus të tillë atëherë s’keni pse të shqetësoheni për sigurinë e kompjuterit tuaj. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat