Së shpejti arrijnë HTC One E9 dhe One E9+

Teknologji

Së shpejti arrijnë HTC One E9 dhe One E9+

Më: 27 mars 2015 Në ora: 08:50

Smartfoni HTC One E9 është subjekt i spekulimeve për një kohë të gjatë dhe disa herë kemi pasur rast që të shohim informatat e ndryshme në lidhje me këtë pajisje, por doli se fjala ishte për modelin HTC One E9+.

HTC One E9 (A53), sipas llogarisë së famshme në Twitter, @OnLeaks, do të ketë ekran prej 1080p dhe një kamerë prej 13 MP, transmeton Koha.net. Edhe pse nuk ka informata rreth madhësisë së ekranit, por pritet të jetë 5-inç ose 5.5-inç.

HTC One E9+ (A55) do të ketë ekranin Quad HD prej 5.5-inç dhe përveç kësaj do të ketë procesorin 8-Core MT6795 Cortex-A53, 3 GB RAM memorie dhe kamerën prej 20 MP.

Smartfoni HTC One E9+ është shumë i ngjashëm me smartfonin HTC One M9+, për të cilin është përfolur shumë kohët e fundit, por One M9+ është i bërë prej plastike.

Prezantimi zyrtar i këtyre smartfonëve pritet të bëhet në muajin prill.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat