Facebook prezantoi Platformën Messenger dhe Businesses

Teknologji

Facebook prezantoi Platformën Messenger dhe Businesses

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:47

Facebook prezantoi në konferencën F8 të zhvilluar dje dy veçori të reja që lidhen me aplikacionin e saj për mesazhe, Messenger. Veçoria e parë është Platforma Messenger.

Facebook ka kthyer shërbimin e saj të mesazheve në një platformë, e cila lejon integrimin me aplikacionet e palëve të treta.

Platforma Messenger do t’u sigurojë zhvilluesve mjetet e duhura për të integruar aplikacionet e tyre në Facebook Messenger. Këta zhvillues do të sjellin aplikacione për dërgimin e videove, ikonave, simboleve dhe mënyra të tjera shprehëse. Marrësve do t’u ofrohet mundësia për të instaluar aplikacionin direkt nga biseda nëse dërguesi përdor një aplikacion të veçantë për shkrimin e mesazhit.

“Businesses on Messenger” ishte veçoria tjetër e prezantuar gjatë eventit, e cila lehtëson komunikimin ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve direkt nga Facebook Messenger. Bizneset do të kenë mundësi t’u dërgojnë mesazhe klientëve direkt nga Messenger-i dhe të reklamojnë produktet e tyre.

Klientët, nga ana tjetër, mund të bashkëveprojnë me bizneset nëpërmjet aplikacionit, dhe mund të bëjnë porosi për një produkt në këtë aplikacion për mesazhe. Kjo do të thotë se juve nuk do t’ju duhet të instaloni aplikacionin e kompanisë për të komunikuar me të, pasi mund të lidheni nëpërmjet Messenger-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat