Vjen nano-droni, është vetëm 4 cm

Teknologji

Vjen nano-droni, është vetëm 4 cm

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:37

Nëqoftëse jeni një fans i dronëve por nuk keni buxhet të mjaftueshëm për të blerë një me përmasa normale, provoni një blini një mini nano dron i cili është vetëm 4 centimetra. Pra në përmasa modeste, por të njëjtën gjë mund të themi dhe për cmimin e tij. Ai kushton vetëm 34.99$.

Sigurisht që ajo që e bën këtë dron të veçantë është fakti se ai ka përmasa tepër të vogla. Fjala ‘Nano’ në emrin e tij e ka një kuptim, simbolizon pikërisht përmasat e tij të vogla. Ai është vetëm 4cm i gjatë dhe i gjerë dhe 4 cm i gjatë. Mund të mbahet fare mirë në pëllëmbë të dorës. Përmasat e tij e bëjnë atë shumë të thjeshtë për tu marrë atë me vete kudo që shkoni. Kështu që ju mund ta komandoni atë të fluturojë në cdo kohë dhe hapsirë.

Përshkak të përmasa të tij të vogla. SKEYE Nano Drone mund të përdoret dhe si zar apo të bëjë manovra rrokullisje të cilët janë tepër argëtuese. Ai mund të përdoret që nga fillestarët e deri tek ekspertët kështu që eksperienca nuk është aq e nevojshme. Pasi keni kaluar nivelin fillestar ju do të kaloni në një nivel më lartë ku do ju duhet ti komandoni dronit lëvizje më të vështira. Sigurisht që veprime të tilla kërkojnë pak praktikë. Nëse i kaloni me sukses këto nivele, atëherë ju do të provoni një eksperiencë të mrekullueshme me anë të këtij droni raporton pcworld.al

Një pjesë e rëndësishme e pajisjeve dronë është dhe kohëzgjatja e baterisë dhe sasia e kohës që kërkon për tu karikuar. SKEYE Nano Drone ofron një kohë fluturimi prej 7 minutash dhe karikohet plotësisht vetëm në gjysëm ore. Kështu që dhe pse bateria mbaron shumë shpejt nuk do ju duhet të prisni gjatë në mënyrë që ta përdorni sërisht. Droni është i pajisur dhe me drita LED për të fluturuar gjatë natës. Ai mund të fluturojë deri në 50 metra distancë. Mos pajisja me një kamer është pikërisht disavantazhi më i madh i këtij droni. Ai mund të përdoret thjesht për argëtim dhe jo për të bërë foto apo video. Për këtë gjë mund të blini një dron të specializuar por nëqoftëse doni të dron funksional dhe për më tepër ekonomik SKEYE Nano Drone është zgjedhja perfekte për ju.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat