Paketa Office, falas te pajisjet me ekran të vogël

Teknologji

Paketa Office, falas te pajisjet me ekran të vogël

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:19

Përdorimi i paketës Office 365 do të jetë falas në pajisjet me ekran të vogël. Lajmi u bë i ditur të martën nga shefi i Office 365 pranë Microsoft, Kirk Koenigbauer.

Ai shkroi në një postim se Microsoft beson se 10.1 inç është vija ndarëse mes një eksperience personale dhe profesionale. Bazuar në kërkimet e kompanisë, ajo ka arritur në përfundimin se të gjitha pajisjet me një ekran më të vogël se 10.1 inç cilësohen si pajisje të vërteta mobile të cilat përdoren për shkak të prakticitetit të tyre. Nga ana tjetër për prezantimet apo projektet nuk përdoren pajisje të tilla.

Por pse është e rëndësishme e gjitha kjo? Meqënëse diferencimet mes tabletave, smartfonëve dhe kompjuterave po zhduken, prodhuesit e softuerëve gjenden përpara një vendimmarrjeje të rëndësishme. Microsoft nuk ka përmendur diçka mbi krijimin e dokumenteve në ekranet e vegjël, ndaj ka shumë mundësi që vetëm modifikimi i dokumenteve të jetë i disponueshëm.

Së fundmi kompania lajmëroi për një marrëveshje me Samsung dhe Dell për të sjellë Office dhe Office 365 në tabletët Android. Ndërkohë dhe në platformën rivale iOS, paketa Office është shkarkuar më shumë se 80 milionë herë dhe numri vazhdon të rritet me ritme të larta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat