Samsung sjell telefonat e përthyeshëm në 2016

Teknologji

Samsung sjell telefonat e përthyeshëm në 2016

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:01

Vitin e ardhshëm pritet që të revolucionarizohet më tej teknologjia e smartfonëve.

Samsung do të hedhë në treg telefonat e përthyeshëm të cilët mund të përthyhen lehtë.

Ekrani i tyre mund të marrë çfarë do lloj forme dhe të rikthehet në vendin e vet.

“Besojmë se në treg do të jenë brenda 2016”, tha zëdhënësi i Samsung.

Para pak javësh Samsung hodhi në treg telefonin Samsung Galaxy S6 i cili ishte me ekran të lakuar ndërsa vitin e ardhshëm pritet që të evoluojë edhe më telefonat celularë.

Edhe LG po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat