Zyrtare: Thirrjet nga WhatsApp së shpejti edhe në iPhone

Teknologji

Zyrtare: Thirrjet nga WhatsApp së shpejti edhe në iPhone

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:34

Përdoruesit e Apple iPhone do të mund të bëjnë thirrje telefonike duke përdorur WhatsApp për "disa javë", bashkë-themeluesi i aplikacionit të famshëm të komunikimit ka thënë.

Kjo është hera e parë që WhatsApp e ka konfirmuar tiparin e ri, i cili ka qenë në dispozicion në Android që nga fillimi i muajit, por që i njëjti tani do të vijë edhe në pajisjet iOS.

Bashkë-themeluesi i WhatsApp, Brian Acton bëri këto komente gjatë konferencës së Facebook për zhvilluesit - F8, ku ai doli në skenë me bashkë-themeluesin e Instagram, Mike Krieger.

Përdoruesit e iPhone do të mund të bëjnë thirrje telefonike duke përdorur një teknologji të quajtur Voice over Internet Protocol, ose VoIP.

Lajmi vjen pasi WhatsApp u bë aplikacioni i dytë në Android që nuk është ndërtuar nga Google dhe ka arritur në një miliardë shkarkime në Play Store në fillim të këtij viti.

WhatsApp së fundmi ka njoftuar se shërbimi i saj do të ofrohet edhe në ueb, dhe një funksion i tillë tashmë është lëshuar në përdorim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat