Facebook, negociata me mediet prestigjioze

Teknologji

Facebook, negociata me mediet prestigjioze

Më: 25 mars 2015 Në ora: 23:57

Facebook po bisedon me disa nga mediat më prestigjoze në botë, si The New York Times, BuzzFeed dhe National Geographic, pas kërkesës që kompania u ka bërë atyre për publikim direkt të lajmeve dhe artikujve në platformën e rrjetit social. Ideja është që përmbajtja e tyre të arrijë sa më shpejt te publiku, sidomos te përdoruesit e rrjetit social, duke mos qenë nevoja klikimi i një linku për hapjen e një lajmi të ri.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg, i cili nuk dha detaje sesi do të funksionojë ky format i ri. Gjithsesi, "The Times" raporton se kjo mund të sjellë reduktimin e kontrollit të publikuesve ndaj përmbajtjeve të tyre, madje atyre do t'u duhet të ndajnë me Facebook të gjitha të ardhurat që marrin nga reklamimi. Kjo do të thotë që artikujt që do të publikohen në rrjetin social do t'u gjenerojnë atyre më pak të ardhura se artikujt që ata publikojnë në platformat e tyre, të cilat kërkojnë regjistrimin apo abonimin e përdoruesve.

Publikimet po shihen nga një këndvështrim i ri dhe janë bërë më të hapura ndaj diversitetit përsa i përket vendit se ku publikohen. Për shembull, shërbimi i ri "Discover" i Snapchat publikon çdo ditë artikuj të mediave të njohura si The Daily Mail, Vice dhe CNN.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat