Tashmë lojërat mund t’i kontrolloni me mendje

Teknologji

Tashmë lojërat mund t’i kontrolloni me mendje

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:21

Jeni fans i Playstation, Xbox apo ndonjë loje tjetër?

Tani e tutje nuk do të keni më nevojë për levat e famshme dhe nuk do të ankoheni se leva juaj nuk punon mirë.

Ju do të mundeni t’i kontrolloni këto lojëra me mendje falë një pajisje të sapoprodhuar.

Realiteti virtual sa vjen e po njeh më shumë zhvillim duke u futur në terrene të pashkelura më parë.

Lojërat e kontrolluara nga mendja mundësohen falë një pajisje që quhet kufje Emotiv.

Këto kufje përdorin Elektroencefalografinë për të monitoruar valët magnetike të trurit.

Aktualisht këto kufje po testohen në një lojë me makina por shumë shpejt mund të jenë gati për treg të gjerë.

Teknologjia u prezantua dy ditë më parë në Kongresin Botëror që u mbajt në Barcelonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat