Sony Xperia Z4 del para iPhone 6S!

Teknologji

Sony Xperia Z4 del para iPhone 6S!

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:30

Gjatë kësaj jave në Kongresin Botëror Mobil është shfaqur Sony Xperia Z4 Tablet, ndërkaq telefoni i shumë-pritur i kompanisë - Sony Xperia Z4 nuk është prezantuar, por i njëjti thuhet se do të vijë më vonë gjatë këtij viti.

Tani me sa duket, Sony Xperia Z4 do të lëshohet para muajit shtator, periudhës kur pritet prezantimi i gjeneratës së re të telefonit të Apple, thuhet sipas Trusted Reviews.

Sony ka sugjeruar se Sony Xperia Z4 do të paraqitet para Apple iPhone 6S ose iPhone 7, që zakonisht shfaqet gjatë muajit shtator.

Sony Xperia Z3 ishte lëshuar në shtator të 2013, dhe kanë kaluar më shumë se 12 muaj që nga koha e lansimit të telefonit të saj kryesore, mirëpo Sony nuk e ndjek praktikën e prezantimit të telefonave për çdo vit, sikurse rivalët e saj.

Më herët është raportuar se Z4 do të vijë me procesorin 8 core 64-bit Snapdragon 810 të mbështetur me 3GB ose 4GB RAM, ekranin 5 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat