Tetë uebfaqe për të mësuar programimin online

Teknologji

Tetë uebfaqe për të mësuar programimin online

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:27

A jeni duke kërkuar një mënyrë ku mund të mësoni se si të programoni përvec librave? Të mësuarit online është një ide e mirë e cila po përhapet dhe po aplikohet gjithnjë e më shumë ditët e sotme.

Të gjithë do të dëshironin të mësonin falas, ndaj ne po ju prezantojme 8 faqet më të mirë ku ju mund të mësoni programim falas.

1. CodeAcademy është një nga platformat më të mira online ku ju mund të mësoni se si të programoni. Në të mund të mësoni duke u argëtuar. Procesi i të mësuarit nuk është monoton për tërheqës. Në këtë platform ju mund të mësoni gjuhë si HTML, CSS, JavaScript, JQuery, Python dhe Ruby. Ju do të vlerësoheni për cdo nivel por nuk do të mund të pajiseni me një certifikatë.

2. Udacity është një alternativë tjetër efektive që renditet e dyta në listë. Kjo faqe realisht ju ofron një listë burimesh ku mund të mësoni të programoni. Më kryesoret janë zhvillimi i uebit, shkencë të dhënash, Android, inxhinieri softwerike dhe kurset jo teknologjike. Në këto kurse duhet fillimisht të aplikoni për të qënë pjesë e tij.

3. Google Code University. Google është motorri më i madh i kërkimit aktualisht. Përvec se ofron një gamë të gjerë informacionesh nga më të shumëllojshmet, kompania ofron gjithashtu një platform të të mësuari ku me kryësoret renditen siguria në ueb, shkenca kompjuterike, gjuhë programimi dhe programim në ueb. Mënyra më e mirë është të mësuarit me video ndaj kijeni parasysh këtë mundësi.

5. P2PU është një komunitet i tërë ku ju ofrohet një gamë e gjerë kursesh. Duke qënë një komunitet i hapur, procesi i të mësuarit mund të jetë shumë më i thjeshtë. Ju mund të shkëmbeni pyetje apo të hapni diskutime me pjestarët e tjerë të grupit.

6. Coursera është një mënyrë e vecantë e të mësuarit. Nuk bëhet fjalë për kurse specifike por ai ofron kurse në cdo lëndë të mundshme. Mjafton që ju të regjistroheni dhe të kërkoni për kursin për të cilin jeni i interesuar.

7. HTML5 Rocks është mënyra më e mirë për të mësuar gjithcka rreth HTML. Edhe pse nuk ju pajis me një certifikatë është një eksperiencë e shkëlqyer e të mësuarit online

8. Code School është i fundit po jo më pak i rëndësishmi. Kjo platform përbëhet nga qindra video të cilat do t’ju mësojnë se si të programoni. Nuk bëhet fjalë vetëm për të mësuar por edhe për tu argëtuar në të njëjtën kohë. Gjithcka që ju duhet është të hapni llogarinë tuaj dhe ti bashkoheni kursit që dëshironi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat