NVIDIA zbuloi kartën e saj më të fundit grafike, Titan X

Teknologji

NVIDIA zbuloi kartën e saj më të fundit grafike, Titan X

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:47

NVIDA zbuloi para disa ditësh kartën e saj të fundit grafike, e cila quhet NVIDIA Titan X. Nuk janë zbuluar shumë detaje mbi këtë kartë grafike, pasi shefi ekzekutiv i kompanisë NVIDA, Jen-Hsun Huang, ka njoftuar se këto detaje do të bëhen të ditura në Konferencën e Teknologjisë GPU, e cila do të zhvillohet pas dy javësh.

Huang zbuloi vetëm se Titan X është karta grafike më e fuqishme në botë e krijuar deri tani, falë përdorimit të 8 miliardë transistorëve. Kjo është një rritje e madhe duke e krahasuar me kartën grafike Titan Z të NVIDIA-së, e cila përmban 7 miliardë transistorë.

Titan X do të bazohet tek arkitektura Maxwell e kompanisë dhe do të përmbajë 12GB VRAM. Titan X do të përdoret për të fuqizuar prototipin e kufjeve Crescent Bay të kompanisë Oculus, me të cilat mund të luhet video-loja “Thief in the Shadows”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat