BlackBerry Messenger shkarkohet 100 milionë herë në Google Play

Teknologji

BlackBerry Messenger shkarkohet 100 milionë herë në Google Play

Më: 5 mars 2015 Në ora: 15:11

BlackBerry ka bërë një lëvizje të mençur me lansimin e shërbimit BBM në Android dhe iOS në vitin 2013, pasi që aplikacioni ka pasur një sukses të konsiderueshëm pas kalimit të ekskluzivitetit që kishte vetëm në telefonat BlackBerry.

Me sa duket, suksesi i BBM në Android ka shkuar gjithnjë në rritje, sepse aplikacioni tani është shkarkuar më shumë se 100 milionë herë në këtë platformë mobile.

Sipas BlackBerry thuhet se BBM është njëri ndër aplikacionet më të rëndësishme në Google Play, pasi që këtë sukses aplikacioni e ka arritur për rreth 1 vjet e gjysmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat