Google ka gjetur mënyrën se si të luftojë informacionet e rreme online

Teknologji

Google ka gjetur mënyrën se si të luftojë informacionet e rreme online

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:03

Interneti sot, një pjesë e dobishme e të përditshmes sonë, është bërë tepër i vështirë për tu kontrolluar por edhe për të vërtetuar informacionin në të. Por duket se kompania Google ka gjetur një mënyrë për të reduktuar gënjeshtrat në internet. The New Scientist raporton se Google është interesuar rreth idesë së renditjes së uebfaqeve bazuar në faktet reale, jo thjesht në lidhjet hyrëse.

Në thelb, hulumtuesit e kompanisë besojnë se mund të pastrojnë internetin dhe ta bëjnë prioritet kryesor vërtetësinë. Në fund të fundit uebi sot është i mbushur plot pavërtetësi dhe pasiguri ndaj diçka e tillë do të jetë e domosdoshme. BuzzFeed prezantoi 35 lajmet me të klikuara në internet të cilët nuk ishin aspak të vërteta. Ndonjëherë faktet e rreme në internet janë të padëmshme, argëtuese dhe kanë tendencë të shpërndahen shumë nga përdoruesit. Ka raste që informacioni i rremë është i dëmshëm për fëmijët.

Aktualisht Google bën renditjen e uebfaqeve në bazë të lidhjeve hyrëse. Supozimi bazohet në faktin se sa më shumë lidhje ka një faqe, po aq e rëndësishme duhet të jetë ajo në ueb. Ky alegoritëm është përshtatur dhe modifikuar me qindra herë ndër vitet e fundit por lidhjet vazhdojnë akoma të përcaktojnë në pjesën më të madhe rëndësinë e faqeve. Inxhinierët e Google e korigjojnë vazhdimisht alegoritmin me shpresën se ai do të gjenerojë një renditje sa më cilësore dhe të vërtetë.

Për të pastruar internetin nga gënjeshtrat popullore, Google ka shpikur një metodë që mat vërtetësinë e një faqe. Një postim në blog mund të ketë një reputacion të madh, por kjo nuk do të thotë gjithmnonë se ai është i bazuar në fakte reale. Pra në vend të numërimit të lidhjeve tanimë Google do të numërojë faktet në faqe. Më tej çdo burim do të analizohet për numrin e gënjeshtrave për përmban. Konkretisht kompania do të përdorë sistemin që quhet ‘Knowledge Value’ për të kualifikuar informacionin. Kjo është baza e gjithë të dhënave, informacionit, fakteve dhe hulumtimit të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat