Microsoft Windows 10 po ngjall entuziasëm në mesin e prodhuesve dhe konsumatorëve

Teknologji

Microsoft Windows 10 po ngjall entuziasëm në mesin e prodhuesve dhe konsumatorëve

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:35

Platforma Microsoft Windows Phone 8 nuk pati ndonjë sukses por pasardhësi i saj, Windows 10, po shfaq shenja mjaft inkurajuase madje përpara prezantimit zyrtar.

Microsoft tha se kjo platformë do të ofrojë një eksperiencë më të qëndrueshme në smartfonët, tabletët dhe kompjuterat tanë. Një Vëzhgim Teknik i sistemit operativ është aktualisht i disponueshëm për smartfonët dhe kompjuterat. Disa produkte, por jo të gjitha, do të jenë të afta të mbështetin Windows 10.

Në Kongresin Mobil Botëror Microsoft prezantoi një smartfon të ri, Lumia 640XL, ku desmotroi edhe Vëzhgimin Teknik të Windows 10 në të. Ky smartfon do të shitet me Windows Phone 8.1 por që do të përditësohet për në Windows 10.

Por supriza e vërtetë është smartfoni Alcatel One Touch. Në në modelin Pixi 3 5 inç u shfaq vëzhgimi teknik i Windows 10. Ky smartfon është ndër ato prdoukte të rralla që ofrojnë përdoruesit të përzgjedhin mes disa sistemeve operative si Windows Phone, Android dhe Firefox. Kur ky telefon të jetë i disponueshëm, Windows 10 do të ofrohet si opsion gjithashtu.

Ndërsa Acer deri në Kongresin Mobil Botëror kishte ofruar vetëm telefonë Android. Konferencave e produkteve mobile solli risi në këtë drejtim, ku Acer prezantoi modelin Liquid M220 me sistemit operativ Windows Phone. Acer premtoi se ky telefon do të jetë në gjëndje të mbështesë edhe Windows 10.

Deri tani paisjet elektronike me sistemin operativ Windows Phone kanë qenë të disponueshme vetëm përmes çipeve Qualcomm. Nga fundi i vitit, Windows 10 do të gjenden edhe në ato paisje që fuqizohen nga cipet Intel Atom X3, me pseudonimin Sofia.

Në 2014, platforma Windows Phone gjendej në 34.9 milion paisje, e thënë ndryshe në 2.7 % të gjithë smartfonëve në të gjithë botën sipas IDC-së. Kjo është një shifër tepër e vogël krahasuar me 1.06 miliard paisjet mobile që mbështetin Android dhe 192.7 milion paisje që mbështetin iOS.

Ekziston një entuziazëm i dukshëm rreth Windows 10, të cilët prodhuesit e shohin si një mundësi për të shitur më shumë paisje me një platformë të re mobile. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat