Gjigandi japonez Fujitsu sjell risinë e identifikimit me anë të syrit

Teknologji

Gjigandi japonez Fujitsu sjell risinë e identifikimit me anë të syrit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:57

Sensori i njohjes së shenjave të gishtërinjve u kthye në një trend në vitin që lamë pas. Por dhe këtë vit në Barcelonë kompanitë prestigjoze si Samsung vazhduan të sillnin produkte të paisura me të tillë sensorë. Megjithatë këta sensorë kanë hasur probleme në identifikim nëse gishti është i ndotur apo i lagur. Për këtë kompania Fujitsu solli një sensor akoma më të avancuar.

Gjatë kësaj jave në Kongresin Mobil Botëror, kjo kompani prezantoi një prototip të një smartfoni të paisur me një kamera speciale me rreze infra të kuqe që skanon retinën e syrit të njeriut. Ky sensor është shumë më i saktë se teknologjia e njohjes së fytyrës që ju mund të keni parë në Galaxy S4. Kjo teknologji të lë vërtet gojëhapur për aftësinë dhe shpejtësinë që ka në identifikimin e përdoruesit.

Për të regjistruar retinën e syrit tuaj telefoni duhet mbajtur vetëm disa centimetra larg vetes. Ky proçes skanimi nuk merr më shumë se 10 sekonda. Teknologjia supozohet të njohë syrin tuaj edhe nëqoftëse jeni duke përdorur syze por është më i saktë nëqoftëse ju i hiqni ato. Pra kjo do të thotë që mjafton ta shikosh drejtpërsëdrejti smartfonin tuaj dhe ai do të hapet për pak sekonda.

Prototipi i telefonit të prezantuar nga Fujitsu është i pajisur me një kamera me rreze infra të kuqe në pjesën e përparme të smartfonit. Por kompania premton se shumë shpejt kjo kamër do të jetë e vendosur normalisht brenda pajisjes. Padyshimt që skanimi i irisit të syrit ofron një autentikim dhe identifikim shumë më të saktë se sa skanimi i shenjave të gishtërinjve apo i njohjes së fytyrës. Kjo teknologji përbën një hap të rëndësishëm në fushën e identifikimit. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat