Lenovo Vibe Shot, telefoni ri për të pasionuarit pas selfie-ve

Teknologji

Lenovo Vibe Shot, telefoni ri për të pasionuarit pas selfie-ve

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:30

Lenovo prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave një sërë pajisjesh të reja, por është një prej tyre që është krijuar posaçërisht për të pasionuarit pas selfie-ve, Lenovo Vibe Shot. Teknikisht, është një telefon inteligjent, po ka një veçori vërtet interesante: fokusimi tek kamera, duke e bërë atë pajisjen e duhur në tregun e telefonit-kamera. Në pjesën e pasme të Vibe Shot duket qartë kamera e tij.

Disa nga specifikat e telefonit Lenovo Vibe Shot janë:

Ekrani 5 inç IPS LCD me rezolucion Full HD (1920×1080 pikselë)
Procesori Qualcomm Snapdragon 615 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 7GHz
3GB RAM
32GB hapësirë (ofron mbështetje për kartën microSD deri në 128GB)
Kamerë të pasme 16 megapikselë
Kamerë frontale 8 megapikselë
Bateri me kapacitet 2900mAh
Dy vende për karta SIM
Ndërfaqen Lenovo Vibe UI, bazuar tek sistemi operativ Android 5.0 Lollipop

Kamera është veçoria kryesore e telefonit Lenovo Vibe Shot. Telefoni përmban një kamerë të pasme 16 megapikselë me blic tri-ngjyrësh LED. Ai ka edhe një buton të veçantë ‘Smart / Pro’ për të ndryshuar pamjen e kamerës. Fatkeqësisht, kjo kamerë nuk mbështet stabilizuesin optik të imazheve dhe vetë-fokusimin infra të kuq.

Lenovo Vibe Shot do të hidhet në treg në muajin qershor dhe do të kushtojë 349 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat