BlackBerry befason me telefonin e ri

Teknologji

BlackBerry befason me telefonin e ri

Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:52

BlackBerry ka befasuar të gjithë me prezantimin e telefonit të ri me tastierë të veçantë në panairin MWC.

Zyrtari i kompanisë, Ron Louks, në këtë panair ka prezantuar një prototip të telefonit të ri, që akoma është paemër dhe është në përpunim e sipër.

Sipas prezantimit që i bëri Louks, telefoni ka një tastierë të lëvizshme dhe ekranin e lakuar në skaje sikurse Galaxy S6 Edge.

“Çfarë surprize! Ron sapo publikoi një telefon me skaje të lakuara, të gjithë të ndjeshëm në prekje dhe me tastierë rrëshqitëse”, ka shkruar kompania në Twitter.

BlackBerry në konferencën e vet në këtë panair, që po mbahet në Barcelonë, pritej të njoftonte vetëm sistemin e vet operativ. Kompania po ashtu lansoi një telefon të ri të quajtur BlackBerry Leap.

Telefoni “befasi” nuk dihet se kur do të lansohet zyrtarisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat