Sa do të kushtojë Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge në Evropë?

Teknologji

Sa do të kushtojë Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge në Evropë?

Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:34

Me sa duket tani kemi detaje për çmimet e modeleve të reja të telefonave të Samsung, përkatësisht modeleve të fundit Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge për Evropë.

Dega e Samsung në Holandë ka filluar shitjen me para-porosi për Galaxy S6 me 32GB të cilin e shet për 700 euro, ndërsa modeli me 32GB i S6 Edge do të shitet për 850 euro.

Samsung nuk e ka zbuluar çmimin e variantit me 64GB dhe 128GB të Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Nëse keni harruar, të dy modelet e telefonit të Samsung vijnë me procesorin 8 core Samsung Exynos 7420 dhe 3GB RAM. Ekrani i tyre ka diagonalen prej 5.1 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat