Blackberry si S6 me ekran të lakuar

Teknologji

Blackberry si S6 me ekran të lakuar

Më: 3 mars 2015 Në ora: 13:59

Gjatë konferencës në Kongresin Mobil Botëror, BlackBerry zbuloi se ka në plan të sjellë një pajisje me ekran të lakuar brenda këtij viti. Kompania nuk bëri të dituar asnjë detaj tjetër si çmimi, emri apo data e lançimit.

BlackBerry tha se kjo pajisje do të ketë një ekran të lakuar nga të dyja anët, pikërisht si smartfoni S6 Edge që u lançua para pak ditësh nga Samsung. Smartfoni do të ngjasojë së shumti me BlackBerry Torch.

Por kjo nuk do të jetë gjëja e vetme që BlackBerry ka në plan për këtë vit. Përkrah kësaj pajisje me ekran të lakuar, kompania do të sjellë dhe një pajisje të re Porsche Design dhe një telefon tjetër me tastjerë.

Për këto modele nuk u dhanë detaje të tjera. Veç lajmërimeve BlackBerry prezantoi telefonin të quajtur ‘Leap’ i cili ka një ekran 5 inç, 720 piksel, dhe proçesor të vjetër Qualcomm dual core.

Bëhet fjalë për të njëjtat karakteristika që ka dhe Galaxy S4 apo HTC One X që debutuan dy vite më parë. Leap do të shitet për 275$ kryesisht në tregjet në zhvillim si Brazili apo Indonezia.

Më herët gjatë kësaj jave, kjo kompani prezantoi dhe iniciativën e saj për të sjellë më shumë nga softuerët e saj në platformat e tjera si iOS, Android dhe Windows.

Në kuadër të BBM e disponueshme që nga viti i kaluar, kompania deklaroi se do të lançojë aplikacione si BlackBerry Hub dhe Calendar për platformat e tjera. BlackBerry Experience do të jetë e disponueshme më vonë gjatë këtij viti./pcworld.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat