Specifikat e modelit më të ri LG G4

Teknologji

Specifikat e modelit më të ri LG G4

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:47

LG ka paralajmëruar se telefoni i ri i mençur, LG G4, do të jetë krejtësisht ndryshe në krahasim me gjeneratën aktuale G3.

Firma koreane thotë se modeli i ri do të befasojë të gjithë me dallimet që ka me paraardhësin e vitit 2014.

Modeli i ri i LG-së LG G4 mendohet se do të jetë një telefon ndryshe nga paraardhësit e tij. Zyrtari i kompanisë koreane ka thënë se; “Jemi duke krijuar diçka krejtësisht ndryshe me këtë pajisje”.

LG po ashtu ka konfirmuar se telefoni i ri nuk do ta ketë specifikën e moslejimit të gërvishtjes sikurse që ka LG G Flex 2.
Ndërkohë pritet që LG G4 të lançohet gjatë muajit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat