Android 5.0 Lollipop në vetëm 3.3 për qind të telefonave

Teknologji

Android 5.0 Lollipop në vetëm 3.3 për qind të telefonave

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:06

Në fillim të muajit muajit si gjithmonë, Google poston statistikat e përdorimit të sistemit të saj operativ Android, ndërsa zbulon edhe përqindjen e pajisjeve që mbështeten në versionet e ndryshme të Android.

Në raportin e fundit, Android 5,0 Lollipop thuhet se mban një pjesë të vogël të pajisjeve mobile në Android, apo vetëm 3,3 për qind të tyre.

Dhe kjo shifër nuk është ndonjë kërcim i madh nga muaji i kaluar, por numri i pajisjeve është dyfishuar – sepse në muajin e kaluar kjo shifër ishte në 1,6 për qind.

Android Kitkat duket të jetë versioni kryesor i sistemit operativ Android, që mbështet 40,9 për qind të pajisjeve, në rritje prej 39,7 për qind nga një muaj më parë.

Android Jelly Bean pa një rënie të vogël në shifrave të fundit, sepse ky version mbështet pothuajse 42,6 për qind të totalit të pajisjeve Android.

Dhe kjo shumë kuptim, kur dihet se shumica e prodhuesve i kanë lëshuar pajisjet e tyre me Android 4,4 Kitkat si sistemin e tyre operativ.

Sa i përket versioneve më të vjetra, ka ende pajisje që mbështetet nga Ice Cream Sandëich dhe Gingerbread, me 5,9 dhe 6,9 për qind respektivisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat