Microsoft prezanton Lumia 640 dhe Lumia 640 XL

Teknologji

Microsoft prezanton Lumia 640 dhe Lumia 640 XL

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:56

Pas një prezantimi të shkurtër të një demo të Windows 10, Stephen Elop i Microsoft u kthye në skenë që të zbulojë modelin e ri të telefonit Microsoft Lumia 640 XL e më pas edhe Microsoft Lumia 640.

Të dy telefonat do të mbështeten fillimisht në Windows Phone 8,1, por qëllimi i Microsoft është ti përditësojë këto modele por edhe modelet e reja moderne të Lumia në Windows 10.

Microsoft Lumia 640 është më i madh dhe ka ekran më të mirë sesa seritë tjera të linjës së saj, sepse i njëjti ofron ekranin në 5" IPS me 720p (294ppi), bashkë edhe me mbrojtjen e ekranit Gorilla Glass 3.

Telefoni i ri i Microsoft mbështetet nga procesori Snapdragon 400 (quad-core Cortex-A7 në 1.2GHz) me 1GB RAM dhe 8GB memorie e cila mund të zgjerohet në 128GB, ndërsa kamera e pasme e telefonit sjell 8MP kurse ajo frontale për selfie ofron vetëm 1MP.

Telefoni do të ofrohet me një dhe sy SIM kartela, si dhe në variantet me dhe pa 4G, ndërsa bateria e telefonit do të ofrojë 2500mAh. Çmimi i këtij modeli do të jetë 140 euro (versioni me 3G), ndërsa ai me 4G do të shitet për 160 euro.

Microsoft Lumia 640 XL

Fableti i ri i Microsoft është një pajisje e lirë por e fuqishme. Përkatësisht, Microsoft Lumia 640 XL ofron ekranin me 5.7" në IPS LCD me 720p (në 259ppi) me ClearBlack dhe Gorilla Glass 3.

Kamera kryesore e fabletit sjell Zeiss f/2.0 lens me 13MP, sensorin 1/3", dhe LED ndriçuesin. Kamera e përparme e fabletit ofron 5MP sensor. Të dy kamerat incizojnë video në 1080p.

Fableti mbështetet nga procesori Snapdragon 400 me quad-core 1.2GHz dhe 1GB RAM. Me këtë version, përdoruesi merr edhe 8GB memorie e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.

Microsoft Lumia 640 XL është jashtëzakonisht i lirë sepse shitet për 190 euro, versioni me 3G dhe 220 euro, versioni me 4G LTE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat