Ikea prodhon mobilje që mbushin telefonat

Teknologji

Ikea prodhon mobilje që mbushin telefonat

Më: 2 mars 2015 Në ora: 15:33

Gjiganti i mobiljeve Ikea ka njoftuar se do të nxjerrë në treg tavolina dhe llamba të pajisura me vende, përmes së cilave mund të bëhet rimbushja e baterive të telefonave dhe pajisjeve të tjera pa kabllo.

Kompania suedeze ka thënë se mobiljet e tilla do të mund të gjenden në dyqanet e Britanisë dhe Amerikës veriore nga muaji prill.

Koleksioni i ri mundëson mbushjen e pajisjeve që ndodhen në ose pranë mobiljeve.

Ambientalistët kanë shfaqur shpresën se riciklimi ka qenë prioritet për disenjatorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat