Karakteristikat kryesore të HTC One M9

Teknologji

Karakteristikat kryesore të HTC One M9

Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:32

HTC One M9 është emri zyrtar i pajisjes tjetër One, telefoni i cili u prezantua në Kongresin Botëror të Telefonave.

HTC One M9 vjen me një dizajn të përmirësuar me më pak pjesë, ekran rezistent ndaj gërvishtjeve dhe xham prej safiri në lentat e kamerave. Edhe pse duket shumë si One (M8), One M9 është pak më i hollë, më i vogël dhe më i lehtë. Vendi i butonit për ndezjen dhe fikjen e telefonit ka ndryshuar. One M9 nuk është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Telefoni HTC One M9 përmban ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, si tek One (M8) – Super LCD3- me disa përmirësime të vogla tek teknologjia dhe pasqyrimi i ngjyrave. Në anën ballore gjenden altoparlantët BoomSound, të cilët tani janë përmirësuar më tepër me teknologjinë Dolby Sound.

Ndërkohë telefoni është i pajisur me teknologjinë e kamerës së dyshishtë, por këtë radhë ka përdorur sensorin e krijuar nga Toshiba me rezolucion 20 megapikselë me një madhësi të sensorit 1/2.3 inç. Telefoni vjen me një kamerë 20 megapikselë BSI në anën e pasme, me hapje dhe blic të dyfishtë LED.

Gjithashtu HTC One M9 operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen HTC Sense 7 UI. Sense 7 ndërtuar në Android Lollipop ruan po të njëjta veçori të Sense 6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat