LG sjell zyrtarisht orën e re (Video)

Teknologji

LG sjell zyrtarisht orën e re (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 21:51

Kompania e njohur, LG ka prezantuar orën e saj të re të mençur, LG Watch Urbane.

Ora me pamje klasike është e para që përkrah rrjetin 4G.

Urbane vjen me sistemin e LG-së për pajisje që barten. Përpos versionit që përkrah rrjetin 4G, LG ka sjell një version të thjeshtë që ka sistemin Android.

Ora e re e LG-së peshon 115 gramë dhe është më e lehtë se paraardhësi LG G Watch R. Për personat që janë mësuar të bartin orë kjo pajisje do të duket shumë e lehtë.

Rripi i saj është i përbërë nga plastika, ndërsa i versionit që s’përkrah rrjetin 4G është nga lëkura.

Urbane Watch ka bateri 700mAH, më e madhja deri tani në orët e mençura.

Ekrani i saj është 1.3 inç P-OLED me rezolucion 320x320. Kjo orë ka procesor Snapdragon 400 me 1.2GHz, 1 GB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme.

LG nuk ka treguar çmimin dhe kohën kur kjo pajisje do të dalë në treg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat