Ja sa kushton telefoni HTC One M9

Teknologji

Ja sa kushton telefoni HTC One M9

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:24

Telefonit inteligjent të kompanisë HTC, One M9 tashmë për të gjithë të zapasionuar mund ta gjejënë në sajtin e Best Buy.

Dyqani i pajisjeve elektronike ka një version të AT&T me 32GB hapësirë dhe ngjyrë gri dhe kushton 649.99 dollarë, transporti është falas.

Pajisja e re HTC do të ketë ekran 5 inç Super LCD3 me rezolucion 1080 x 1920 pikselë. Procesori Snapdragon 810 CPU me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 2 GHz fuqizon pajisjen.

Telefoni ka gjithashtu 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB falë kartës microSD.

Kamera e pasme e HTC One M9 do të jetë 20 megapikselë, ndërsa kamera ballore do të jetë 4 megapikselë. Kapaciteti i baterisë nuk është bërë i ditur, por thuhet se mund të jetë 2840mAh. Gjithashtu pjesë e telefoni do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 5.0.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat