Interneti 5G me një shpejtësi rekord

Teknologji

Interneti 5G me një shpejtësi rekord

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:09

5G është rrjeti i cili demostron shpejtësi rekord të internetit. Ky përfundim është nxjerrë nga studiuesit e Universitetit të Surreit, në Britaninë e Madhe, të cilët thanë se shpejtësia e regjistruar është mijëra herë më e madhe se ajo aktuale.

Shkencëtarët, siç transmeton KJ shkrimet, thanë se kjo shpejtësi e rrjetit mund të jetë e gatshme brenda vitit 2020, ndërsa për këtë zbulime do të bëhen testime publike në vitin 2018.

Shpejtësia që do përdoret do të jetë 1 terrabit për sekondë dhe do të mund të shkarkojë një material me përmasa 100-fishin e një filmi normal, për vetëm 3 sekonda.

Gjithë këto llogaritje janë bërë në teori, pasi praktikisht duhet pritur disa vite. Shpejtësia e rrjetit 5G do të jetë 65 mijë herë më e shpejtë se ajo e rrjetit 4G, që po aplikohet gjatë vitit të fundit . Aplikimi i rrjetit 5G do të revolucionarizojë një herë e përgjithmonë shpejtësinë e rrjetit të internetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat