Publikohet një video e HTC One M9 pak përpara startit të Kongresit Mobil Botëror

Teknologji

Publikohet një video e HTC One M9 pak përpara startit të Kongresit Mobil Botëror

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:20

Smartfoni më i mirë i kompanisë tajvaneze HTC One M9 nuk do të jetë ndonjë surprise më vehte. Pas publikimit të disa imazheve të vazhdueshme në internet, një video e cila detajon terësisht karakteristikat e jashtme të smartfoni ka zbakuar në internet.

Video konfirmon çdo gjë që ne tashmë kemi parë e dimë: One M9 ngjason së shumti me paraardhësin, por që mungon kamera e dyfishtë. Nga ana tjetër, kamera frontale është paisur me teknologjinë “ultrapixel” që HTC-ja e ka përdorur për kamerat e pasme në dy paraardhësit. Nuk vihet re asnjë ndryshim kozmetik në ndërtim dhe vetë materialet e ndërtimit. Presim disa specifika të brendshme të rifreskuara të smartfonit. Mesa duket kemi të bëjmë me një video e cila u dërgohet kompanive dhe mediave pak përpara daljes zyrtare dhe që për fat të keq për HTC-në përfundoi në internet.

Megjithë ngjashmëritë me paraardhësin që mund të kenë zhgënjyer adhuruesit e HTC-së, mbetet për tu parë gjer në prezantimin zyrtar. HTC One M8 është një smartfon i mrekullueshëm, dhe mbase One M9 do të rregullojë ato pak gjëra që do e bëjnë këtë smartfon spektakolar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat