Pesë laptopët më të mirë për një student

Teknologji

Pesë laptopët më të mirë për një student

Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:50

Studentët janë dhe ato të cilët e kanë të nevojshëm përdorimin e një laptopi, gjatë përgatitjes së detyrave të tyre të kursit. Nese jëni student dhe keni dilema atëherë më poshtë ne po ju japim disa nga modelet të cilët janë dhe më të përdorurit nga studentët.

Dell XPS 13 është një laptop me rezolucion 13.3 inç 1920×1080. Ai është i disponueshëm dhe në versionin me ekran me prekje, peshon vetëm 1.18 kg dhe është 0.7 inç i hollë. Proçesori që është përdorur në këtë laptop është i llojit Core i3 2.1GHz i shoqëruar nga 4GB DDR3 RAM i cili mund të zgjerohet deri në 8GB.

ASUS Zenbook UX305 është një laptop i lehtë që nuk e rëndon xhepin tuaj. Ai peshon 1.18 Kg dhe është vetëm 0.5 inç i hollë. Pavarësisht çmimit ai ka ekran 13.3 inch 3200×1800, memorie 512GB, 8GB RAM dhe tri porta USB-je 3.0. UX305 përdor një proçesor mesatar Intel Core M. Ky laptop kushton 699$.

Lenovo ThinkPad Carbon X1, përdor një proçesor i7 3.2GHz dhe 8GB RAM, hapsirë memorie 512GB. Ai është i disponueshëm në një ekran 14 inç 1920×1080 deri në 2560×1440 piksel dhe ka një çmim prej 1.119$.

Alienëare 15 është një laptop që të tërheq që në pamje të parë dhe në të mund të bëjë me tepër sesa kërkon një student. Ai ka një ekran 15 inç i cili mund të shëndrrohet në një ekran 4K nëqoftëse ju keni buxhet të mjaftueshëm për ta bërë këtë. Procesori i tij është i llojit i7 katër bërthamësh 3.5GHz dhe përfshin 8GB RAM dhe kartën 2GB GDDR5 NVIDIA GeForce e cila zakonisht përdoret në lojrat 3D por shërben më së miri dhe për të ndërtuar detyra grafike.

HP Stream 11 është një laptop shumëngjyrësh që është ndërtuar në mënyrë perfekte për një student me një buxhet të ulët. Ai përdor proçesorin Intel Celeron 2.1GHz dhe ka 2GB RAM dhe 32GB memorie. Ekrani LED 11.6 inç ofron një rezolucion 1366×768 piksel. Stream 11 ka gjithashtu dhe dy porta USB-je dhe ngarkohet nga një bateri që premton 8 orë kohëzgjatje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat