10 gjërat që duhet pritur në Kongresin Botëror Mobil?

Teknologji

10 gjërat që duhet pritur në Kongresin Botëror Mobil?

Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:45

Duke qenë se në ngjarjen e madhe do të ketë shumë njoftime dhe lansime të shumta zyrtare të pajisjeve të ndryshme mobile.

Ju sjellim 10 debutimet kryesore që pritet të vijnë këtë edicion të panairit të madh të teknologjisë, të cilat janë vlerësuar si ngjarjet kryesore të këtij edicioni nga The Verge.

1. Samsung vjen me dy telefona

Ngjashëm sikurse edhe vitin e kaluar, Samsung do ta organizojë ngjarjen e saj të dielen, dhe kësaj radhe është konfirmuar se gjiganti jugkorean i teknologjisë do të vijë me dy modele të reja të telefonave të saj, përkatësisht gjeneratën e re dhe të shumë pritur të Galaxy S6 dhe modelin tjetër me ekran të lakuar, Edge.

2. HTC prezanton telefonin e saj më të ri

Sikurse rivali Samsung, edhe HTC sot do ta prezantojë modelin e telefonit të cilin tashmë e kemi parë në disa publikime jozyrtare që kanë rrjedhur online. Por sa i përket telefonit të më ri të HTC-së, modelit HTC One M9 pothuajse dihet secili detaj, dhe në këtë drejtim nuk priten shumë befasi.

3. Mozilla do ta përditësojë Firefox OS

Edhe kësaj radhe, Mozilla pritet ti shfaq disa nga përditësimet e saj kryesore të sistemit operativ i cili i kushtohet tregjeve në zhvillim, dhe modeleve të lira dhe të thjeshta të telefonave.

4. LG do ta prezantojë orën e re me rrjetin LTE

Pas debutimit të G Flex 2 që u paraqit në CES, LG tani është gati që ta shfaq orën e saj të re të quajtur Urbane LTE, e cila e mbështet edhe rrjetin LTE.

5. Microsoft do ta prezantojë Windows 10 në telefona

Microsoft po përgatit një ngjarje për shtyp ditën e hënë në mëngjes në të cilën ajo me siguri se do të prezantojë disa produkte të reja. Burimet e shumta kanë pretenduar se Microsoft do të prezantojë dy modele të reja të telefonave Lumia, përkatësisht Lumia 640 me ekranin me 5” dhe Lumia 1330.

6. Google merr pjesë në panair

Në konferencën e Google, pritet që kompania të paralajmërojë disa produkte dhe shërbime të reja që do të vijnë në të ardhmen e afërt.

7. Sony prezanton tabletin e saj

Edhe pse është konfirmuar se Sony do ta prezantojë zyrtarisht tabletin e saj të ri, në këtë ngjarje nuk pritet debutimi i telefonit të saj kryesore, modelit të shumë përfolur Xperia Z4.

8. Motorola shfaq modelet e saj të lira

Para disa ditësh, Motorola prezantoi modelin e ri të linjës E, dhe përpos modeleve të saj të fundit, kompania nuk pritet të ofrojë ndonjë lajm tjetër të madh.

9. BlackBerry do të flas për telefonat e ardhshëm

Edhe psë njihet për tastierën e saj unike, BlackBerry thuhet se do të flas për telefonat e saj të ardhshëm të cilët do ta kenë ekranin e plotë të ndjeshëm në prekje.

10. Valve mund të befasojë me pajisjen e re të realitetit virtual

Valve nuk është ndonjë emër i madh dhe i njohur, mirëpo zhvilluesi i lojërave ka thënë se shumë shpejtë do të dal me pajisjen e realitetit virtual, dhe ky kongres është ngjarje shumë e mirë për të shfaqur ristë e saj në këtë drejtim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat